Kush janë 3 të rinjtë më të suksesshëm të vitit 2020, në art, sport dhe biznes

26/12/2020 19:43

Këta janë 3 të rinjtë më të suksesshëm të vitit 2020, në art, sport dhe biznes.

Në art Arilena Ara

Këngëtarja Arilena Ara konsiderohet tanimë një sensacion i muzikës moderne shqiptare.

E mësuar me skenën që në fëmijërinë e saj, këngëtarja nga Shkodra, njihet për guximin, talentin dhe fuqinë skenike plot adrenalinë dhe sharm. Magjia që ajo përçon sa herë del para publikut, u pikas që gjatë talent show-ve të ndryshëm si finaliste e “Gjeniut të Vogël 3”, si dhe kur u shpall fituese në vitin 2012 e “X Factor Albania 2”.  Fama e Arilena Arës u katapultua edhe jashtë kufijve të Shqipërisë falë hitit të saj “Nëntori”, duke mbajtur kreun e klasifikimeve muzikore Europiane e jo vetëm për javë të tëra.

Kjo baladë u rendit e para në “Shazam” dhe “Itunes” në më shumë se 24 shtete.

Arilena Ara

Arilena ka performuar në “Europa Plus” në Rusi, festivali më i madh i muzikës në Europë ku “Nëntori” në versionin anglisht, u çertifikua me 5 disqe “Platinium”.

Superhiti vazhdoi jehohën e tij në Rumani duke u klasifikuar si një nga top këngët më të kërkuara në chart-erat muzikore, radiot dhe platformat e tjera muzikore. Arilena Ara mori pjesë si trajnere në talent show-n e realizuar nga Top Channel “The Voice Kids 3”, ku spikati nga java në javë, për origjinalitetin dhe çiltërsinë e treguar ndaj fëmijëve konkurentë. Seria e hiteve të saj vitet e fundit nuk ka të ndalur. Në Dhjetor 2019, ajo fiton çmimin e parë në Fest ’58 me këngën “Shaj”, versioni anglisht i së cilës “Fall from the sky” pati një prezantim zyrtar në “Eurovision 2020″. Bashkëpunimi i fundit muzikor i Arës me kantautorin e talentuar Alban Skënderaj me titullin ” A I SHEH”, ka fituar menjëherë zemrat e publikut & numëron dita- ditës, miliona klikime në youtube.

Në sport Myrto Uzini

Myrto Uzuni vetëm 25 vjeç, është produkt i futbollit rural, si një talent që përmes

punës arriti deri në Kombëtare dhe në Europë. Edhe pse karriera e tij starton nga qyteti i lindjes Berati, shumë shpejt kthetrat e skuadrave të Superiores e bëjnë pronë të tyre.

Fillimisht Apolonia dhe më pas Laçi, ishin trampolina e një lojtari me shumë cilësi pozitive që natyrisht meritonin një vend me futboll dhe nivel më të lartë.

Ndaj Kroacia bëhet shteti që zgjodhi talentin shqiptar dhe tek Lokomotiva e Zagrebit ai shpalosi vlerat e sulmuesit dhe golshënuesit potent.

Myrto Uzuni

Si duket performanca në rritje e tij aty, diktoi tjetër merkato për shqiptarin e suksesshëm që vitin 2020 e kishte skenë të shkëlqimit të tij.

Tashmë Ferencvarosh do të bëhej ekipi i tij i ri dhe futbolli hungarez e pa shumë shpejt vlerën që demostroi ky mjeshtër i ri i fushave të blerta.

Champions League ku Ferencvaroshi mori pjesë, ishte treguesi më i qartë ku Uzuni bëri bumin e radhës duke shënuar gol edhe kundër

Juventusit në Torino dhe festoi ashtu siç feston kur shënon “mbreti” Ronaldo. Po ashtu ai tundi rrjetën edhe me Kombëtaren Kuqezi kundër Kosovës në miqesoren e Nëntorit duke bërë një bilanc krenarie për emrin e tij të bukur dhe të rëndësishëm në Shqipëri, Hungari dhe Europë për vitin 2020, si më i miri dhe i talentuari nga të rinjtë.

Në biznes Klajdi Hoxha

Klajdi Hoxha, me profesion futbollist dhe me formim akademik në fizioterapi, është një ndër personat e suksesshëm në fushën e biznesit ashtu dhe të sportit. Që në moshën 15 vjeçare, Klajdi zhvilloi intuitën për të perceptuar dhe krijuar një biznes të suksesshëm. Ndër ekperiencat e para ishin krijimi, marketimi dhe rritja e suksesit të website-ve në bashkëpunim me Google. Eksperienca në marketing ndikoi zhvendosjen e tij në Barcelonë, Spanjë, aty Klajdi ndoqi kurse në menaxhim biznesi dhe marketing për të përforcuar njohurinë e krijuar nga eksperiencat e tij të mëparshme.

Në Barcelonë u përfshi fillimisht në menaxhimin e produkteve të ndryshme për vendet e Ballkanit, për t’u shndërruar më pas në një ndër aksionerët e kompanisë Luminesen, me seli në Barcelonë, e cila operon në të gjithë botën.

Klajdi Hoxha

Produktet më të njohura të kompanisë në vendin tonë janë AcaiOne dhe Biofertilis.

Ajo që vihet re kur takon Klajdin është thjeshtësia dhe modestia që e karakterizon, dashuria për t’u rritur dhe zhvilluar si dhe dashuria për vendin e tij. Edhe pse rezident në Spanjë, Klajdi zgjedh të kalojë një periudhë të konsiderueshme në Shqipëri dhe të aktivizohet me projektet të cilat ka nisur për mbështetjen e të rinjve në fushën e biznesit dhe sportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA