Britania teston terapinë e anti-trupave që i jep ‘imunitet të menjëhershëm’ të ekspozuarve ndaj Covid-19

26/12/2020 16:04

Një trajtim i ri anti-trupash që jep i imunitet të menjëhershëm personave të ekspozuar ndaj Covid-19, ka nisur të testohet nga shkencëtarët në Britani.

Mjekimi do të ishte mbrojtja më e re afatgjatë për pacientët që nuk mund të marrin vaksinën, duke mundur ndoshta të shpëtojë mijëra jetë.

Ata thonë se nëse rezulton i suksesshëm, mjekimi mund të jepet si trajtim emergjence ndaj pacientëve në spital, rezidentëve të shtëpive të të moshuarve dhe studentëve të unniversitetit për parandalimin e përhapjes së virusit.

Njerëzit që jetojnë me të afërm të infektuar me Covid ose janë ekspozuar ndaj sëmundjes, mund të mbrohen nga infektimi me mjekimin e ri, edhe nëse nuk marrin vaksinën.

Studiuesit britanikë të spitaleve universitare në Londër kanë injektuar tashmë dhjetë persona me mjekimin e ri duke shpresuar që ai të mbrojë nga Covid-19 për gjashtë muaj deri në një vit.

Ata po kryejnë gjithashtu një tjetër testim klinik të quajtur Provent, për të provuar përdorimin e anti-trupave te njerëzit që nuk mund të marrin vaksinën, siç janë njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar apo ata që rrezikohen prej sëmundjeve bashkë-shoqëruese.

Virologia Dr Catherine Houlihan, drejtuese e testimeve, tha: “Ne e dimë se një kombinim i caktuar anti-trupash mund të neutralizojë virusin prandaj shpresojmë ta gjejmë atë për të dhënë mbrojtjen nga Covid-19 me injeksionin e ri, në rastet kur është shumë vonë për vaksinën”.

Dr Houlihan shtoi se trajtimi i ri mund të jetë një shtojcë emocionuese e përpjekjeve në luftën kundër koronavirusit.

Infeksionistja Dr Nicky Longley, drejtuese e projektit Provent, tha: “Ne duam të sigurohemi që për të gjithë ata që nuk mund të marrin vaksinën të ketë një alternativë po aq mbrojtëse”

FOTO GALERI
3/3
Ata festonin krishtlindjen prane bregut te detit

Top Channel