Foto ilustruese

Tre persona janë vënë nën pranga për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh ndaluan shtetasin të shpallur në kërkim, A. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, policia arrestoi në flagrancë shtetasit:

M. N., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shën Vlash, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

F. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel