Edhe në Lushnje, ashtu si në të gjithë vendin tonë, Mesha e krishtlindjeve është mbajtur në kishën katolike të Shën Pjetrit dhe Palit në orën 18:00, me qëllim që besimtarët të kishin kohën e duhur për tu kthyer në banesat e tyre brenda orës policore.

Don Pavlin Zefi, kreu i kësaj kishe, vuri theksin në mesazhin universal që përcjell kjo ditë, kurajon për të përballuar çdo vështirësi.

“Ardhja e Jezusit të vogël tregon se zoti nuk e braktis njeriun dhe se duhet kurajo për të përballuar edhe pandeminë”, tha ai.

Besimtarët që ndoqën ritualin e festës kanë qenë të shumtë në numër , dhe për një orë e gjysëm ata u bënë pjesë e kësaj meshe.

Top Channel