Koreja e Jugut regjistron shifrën më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

25/12/2020 11:43

Koreja e Jugut sot raportoi mbi 1.200 raste të reja me koronavirus, infeksionet më të larta ditore të raportuara që nga shpërthimi i pandemisë, tha Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Sipas Agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Koresë së Jugut, me 1.241 raste të reja dhe 17 vdekje tjera në 24 orët e fundit, numri e rasteve arriti në 54.770 ndërsa numri i viktimave në 773. Deri më tani 38.048 persona janë shëruar nga sëmundja.

Rastet ditore të vendit mbetën midis 800 deri në 1.078 gjatë javës së fundit.

Të hënën e kaluar, qeveria ashpërsoi kufizimet e saj të koronavirusit në kryeqytetin Seul dhe zonat e saj përreth dhe ndaloi tubimet e pesë ose më shumë personave për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kryeqyteti Seul, provinca Gyeonggi fqinje dhe Incheon janë tashmë nën nivelin 2.5, kufizimet e dyta më të larta të koronavirusit, ku tubimet e 50 ose më shumë personave janë të ndaluara.

Më herët, kryeministri Chung Sye-kyun u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore dhe qeverive lokale të përgjigjen “në mënyrë rigoroze” ndaj shkeljeve të rregullave të distancës fizike.

Top Channel