“Dhuratë” për Krishtlindje/ Mbërrijnë dozat e para të vaksinës antiCovid në Itali, fugoni shoqërohet me policë

25/12/2020 12:19

Në një ditë të veçantë festive, atë të 25 dhjetorit, mbërritën në Itali 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech.

Mediat italiane kanë publikuar lajmin që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shtojnë se fugoni që ka prekur tashmë tokën italiane është i shoqëruar nga karabinierët.

Automjeti do të drejtohet në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para.

Këto Krishtlinjde në kohë pandemie e gjejnë Italinë të boshatisur, siç mund të shihni në fotogalerinë më poshtë. Por përvec frikës dhe masave kufizuese, një shpresë e re hapet për ta me mbërritjen e vaksinës. Të shumtë janë personalitetet që kanë deklaruar se janë të gatshëm të vaksinohen live.

FOTO GALERI
11/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA