Tentoi të vriste veten në shtëpinë e bashkëshortes pasi ajo e braktisi/ Familjarët e Elton Metës akuzojnë gjykatën se e nxorën djalin të sëmurë mendor pa fakte

24/12/2020 14:12

Avokati i 31 vjeçarit akuzon prokurorinë se nuk ka kryer hetimin e çështjes sipas ligjit dhe e ka dërguar Eltonin  në burgun e Zaharisë, në Krujë pa të drejtë.

Prindërit e Eltonit dyshojnë se në çështje ka ndërhyrë babai i nuses, pasi nuk do që Eltoni të shohë vajzën e tij.

Sipas avokatit të djalit, asnjë psikolog nuk ka shkuar te Eltoni edhe pse ligji e parashikon në raste të tilla.

Para 10 ditësh del që prokurori e ka nxjerrë të çmendur, e ka çuar prokurori në spitalin e burgut të Tiranës dhe e kishin vizituar. Ata kanë thënë që ka nevojë për kurim. Por pse e bëri prokurori këtë gjë? Duhet të kalonte etapa e psikologut para se të shkonte te mjeku psikiatër. Lë shumë pikëpyetje ky veprim i psikologut! Eltoni dyshon se është ndërhyrja e vjehrrit.”- shton avokati.

Gjithashtu, prindërit thonë se kanë kërkuar të thirren ne prokurori por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në 20 shtator 2020, 31 vjeçari Elton Meta tentoi vetëvrasje me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së gruas.  Gruaja kishte një javë që qëndronte te prindërit së bashku me vajzën 1 vjeçe dhe shkak sipas prindërve të Eltonit ishte një foto gruaje që ajo pa ne llogarinë e tij në “facebook”.

Ai kërcënoi vetëvrasjen për 5 orë, derisa u dorëzua pas negociatave me specialistët e RENEA-s.

Top Channel