Mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19, si është situata në Iran

24/12/2020 13:15

Me 152 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 54.308.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.178 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.183.182.

Lari shtoi se 5.371 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 924.648.

Duke informuar se deri tani janë kryer 7.253.750 teste, zëdhënësja Lari tha se 205 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “portokalli” dhe 243 qyteza si zona të “verdha”.

Top Channel