Magji Krishtlindjeje! Fotografitë e tij u bënë virale, i pastrehu ribashkohet pas një dekade me familjen

24/12/2020 14:30

Tingëllon një histori e trilluar, por është e vërtetë!

Një i pastrehë shkoi te berberi, më pas fotografitë e tij “para dhe pas” u bënë virale dhe krejt papritur, ai mundi të ribashkohej me familjarët e tij. João Coelho Guimarães, 45 vjeç, i cili prej tre vitesh ka jetuar si i pastrehë në Goiânia, Brazil u fut brenda një salloni dhe kërkoi që dikush të merrej me mjekrën e tij.

Falë zemërgjerësisë së stafit, pas çaste më vonë, 45-vjeçari do të dukej porsi një yll i vërtetë kinematografie. Në vend të pamjes së shkujdesur, tashmë përpara pasqyrës Guimarães po shihte një imazh të kuruar. Ishte vetë ai!

“Kalonte shpesh përpara dyqanit tonë, por këtë herë u fut brenda. Stafi i ofroi ushqim por ai nuk pranoi, kërkoi vetëm që dikush të merrej me mjekrën e tij”, tregon një prej berberëve.

Stafi iu fut punës dhe përpos flokëve dhe mjekrës i ofroi rroba të reja. Dy orë më vonë, nuk njihej më! Ishte tërësisht një tjetër njeri.

Pronari, Alessandro Lobo vendosi t’i shpërndante fotografitë e tij në rrjetet sociale, si një mesazh për t’i treguar kështu gjithkujt që të tregohej bujar për Krishtlindje.

Fotografitë u panë ndër të tjera nga motra dhe e ëma e 45-vjeçarit, të cilat mendonin se ai kishte ndërruar jetë 10 vite më parë. Pas një dekade, familja u bashkua përsëri.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel