“Nuk kam ardhur të bëj denoncim për dëmin, por për gjestin”. Kështu e ka nisur rrëfimin në prokurorinë e Tiranës Xhorxhi B., i cili kërkon hetime serioze nga akuza e kryeqytetit, pasi i kanë vjedhur qenin tre muajsh së bashku me zinxhirin dhe 25 thasë çimento.
Por, 24 vjeçari i pohon prokurorit, sipas burimeve të TCH, se nuk është i shqetësuar për humbjen e thasëve , por për vjedhjen e qenit, i racës Pit Bull dhe pa asnjë shenjë dalluese.
“Dyshoj që e kanë kaluar mbi kangjella”- përshkruan i riu, sipas të cilit hajduti e kishte shkëputur qenin bashkë me hallkën lidhëse.
I pyetur nga prokurori , 24 vjeçari shton se nuk i vjen keq për dëmin dhe se nuk dyshon tek askush.
“Por gjesti i hajdutit që më mori dhe qenin, ai më shtyn të kërkoj seriozitet dhe rezultate në hetime” mbyll deklaratën Xhorxh B para prokurorit , i cili në mungesë të kameras së sigurisë dhe të pasaportës së qenit shpreson qe hajdutët të kenë lënë ndonjë gjurmë papilare në vendngjarje.
Top Channel