Kosova, 8 gra të vrara në familje/ Dhuna në familje, 2052 raste në nëntë muaj dhe 70 të tjera pas vrasjes së Arlinda Zekajt
06/11 19:58
Partia Demokratik e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kandidat për kryeministër do të ketë kryetarin në detyrë të kësaj partie, Enver Hoxhaj.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.
smaili para mediave kritikoi dy qeveritë e kaluara, Kurti dhe Hoti, duke thënë se kanë sjellur shumë dështime.
“Nga qeveria Hoti-Kurti kemi pasur dështime të njëpasnjëshme. Viti 2020 ishte i rëndë për ekonominë, mijëra punëtorë mbeten pa punë. Jam i lumtur të shpalosi vendimin tonë se kandidat për kryeministër i PDK-së, është Enver Hoxhaj”, tha ai.
Ismaili tha se Hoxhaj ka një karrierë të bujshme në politikë, dhe se PDK hynë në zgjedhje me një program të qartë.
Top Channel