Në Kuvend është paraqitur dhe do të miratohet një akt normativ për një shtesë në ligjin e Sigurimeve Shoqërore.

Ky dokument juridik mund të quhet edhe dokumenti “Rasha” sepse ka marrë shkas nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Klodian Rashës nga një punonjës policie.

“Këto raste shkaktojnë jo vetëm dhimbje në familje por edhe pasoja financiare dhe vështirësi të mëdha”, tha Alekt Hyseni.

Por deputetet e opozitës e quajtën akt të turpshëm.

“Akte normative për të dëmshpërblyer familjet, që nga arroganca e shtetit kanë humbur njerëzit e tyre, janë akte të turpshme pasi qytetarët kërkojnë nga shteti mbrojtje dhe drejtësi”, tha Murrizi.

Pak ditë më parë qeveria nxori një vendim për të shpërblyer me një pension sa 8 pensione sociale familjen e të ndjerit Klodian Rasha që u vra nga policia. Pas këtij vendimi qeveria ka menduar që ta shtrijë këtë akt me efekt ndaj të gjithë personave që për shkaqe të ndryshme humbin jetën apo dëmtohen nga veprimet e organeve shtetërore, në rastet kur ata nuk kanë qenë objekti i këtyre veprimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA