EMRI/ Kanosën me armë zjarri fqinjin në Shkodër, arrestohet 37-vjerçari, shpallet në kërkim një tjetër 523 qytetarë janë gjobitur në të gjithë vendin pasi janë konstatuar pa maskën mbrojtëse ndaj koronavirusit.
13 shtetas të tjerë janë ndëshkuar pasi kanë lëvizur në këmbë pas orës 22:00
Ndërkohë, një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë është gjobitur me shumën 1.000.000 lekë.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Sipas deklaratës së policisë, patrullat e përgjithshme dhe ato të policisë rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 523 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Policia e Shtetit thekson se do të vijojë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.
Top Channel