Dy raste të një varianti të ri “më të transmetueshëm” të COVID-19 janë identifikuar në Britani, tha sot ministri i shëndetësisë i vendit, duke shtuar se zhvillimi ka lidhje me Afrikën e Jugut.

Të dyja rastet e variantit të ri ishin kontakte të njerëzve që kishin udhëtuar në Afrikën e Jugut javët e fundit, tha ministri i shëndetësisë Matt Hancock në një konferencë shtypi nga kryeministria Downing Street.

Korrespodenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj dha më shumë detaje në Open: ky mutacion i ri mendohet se ka një transmetueshmëri më të madhe se ai i pari i njoftuar. Thuhet se ka ngarkesë më të madhe virale dhe ndërkohë po bëhet prova, për të parë se çfarë lloji është.
Mendohet se ky lloj prek shumë të rinjtë. Është shokuese më shumë se sa panik. Mendohet se janari do jetë i vështirë për Britaninë pasi do jetë në lockdown total.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA