
27/02 16:08
Seanca e fundit plenare për këtë vit nisi me një ankesë nga ana e deputetit Kujtim Gjuzi, lidhur me mosrealizimin e kërkesës së tij për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
Sipas kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkesa ishte formuluar gabim, duke e cilësuar madje pyetjen e Gjuzit se përse Rama kishte shkuar për vizitë te familja e të ndjerit Klodian Rasha, si antikushtetuese.
Ruçi u shpreh se askush nuk mund ta ndalojë Ramën apo cilindo qytetar tjetër që të shkojë për ngushëllime, në këtë rast në familjen e 25-vjeçarit të ndjerë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv i Shqiponjave.
“S’mund t’i ndalosh kryeministrit as me zakon e as me ligj se ku do të shkojë për ngushëllim”, u shpreh Ruçi.
Top Channel