Gjermania regjistroi 962 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, deklaroi Instituti Robert Koch, e cila është shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) thuhet se me 962 vdekjet e fundit numri i viktimave ka arritur në 27.968, ndërsa me 24.740 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1.554.920.
Shifra e viktimave të raportuara sot është regjistruar si “shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar deri më sot që nga fillimi i pandemisë”.
Deri më tani shifra më e lartë e vdekjeve ditore me burim COVID-19 ishte regjistruar me 952 vdekje më 16 dhjetor.
Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5.216 prej të cilëve 2.726 janë të intubuar.
Ndërsa sipas lajmeve në mediat gjermane mësohet se për shkak të numrit të lartë të vdekjeve janë të pamjaftueshme kapacitetet e disa krematoriumeve ku digjen trupat.
Top Channel