Pas suksesit qe arriti me kultivimin e limonit ne serra, Olti Duda nga fshati Frasher i Patosit po e zgjeron aktivitetin e tij.
Prej disa ditësh ai ka filluar punën për ndërtimin e një sere me ngrohje, ne një sipërfaqe prej 7560 m2. Ky investim shkon rreth 52 milion leke, ndërkohe qe 65% te fondeve i ka përfituar nga programi IPARD-II. Sera do te jete model spanjoll, me një teknologji bashkëkohore ku përfshihet edhe automatizimi i ushqimit.
Ndryshe nga shume fermerë qe ankohen për mungesën e tregut, Olti atë e ka te garantuar pasi te gjitha prodhimet i eksporton ne vendet e bashkimit europian. Ai po ndërton serat e reja pasi nuk arrin te plotësojë kërkesat e shumta nga këto vende.
I diplomuar ne fakultetin e ekonomisë, prej disa vitesh ai i është përkushtuar sektorit te bujqësisë duke u shndërruar ne një nga fermerët me te suksesshëm te njësisë administrativ Zharrëz.
Top Channel