​Osmani takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

23/12/2020 13:17

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit të Listës Serbe, për t’u konsultuar rreth caktimit të zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses për pavlefshmërinë e Qeverisë Hoti.

Ky është takimi i fundit i Osmanit me përfaqësues të partive parlamentare.

Gjatë ditë së sotme Osmani priti në takim edhe përfaqësues të Nisma Socialdemokrate, AKR dhe përfaqësues të Grupit 6+.

Ndërsa gjatë së martës, Osmani priti në takim kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, përfaqësuesin e LDK-së, Arban Abrashi, përfaqësuesin e PDK-së, Memli Krasniqi si dhe përfaqësuesin e AAK-së, Besnik Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA