Sot bëhen 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Me rastin e 31 vjetorit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa derisa ka uruar strukturat e kësaj partie, anëtarët dhe simpatizantët ka theksuar edhe se themelimi i LDK-së shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin.
I pari i LDK-së thotë edhe se partia me të cilën ai drejton do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.
Meqenëse tashmë vendi do të shkojë në zgjedhje, kjo pas vendimit të Kushtetueses se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.
Në zgjedhjet e ardhshme, Mustafa thotë se LDK do të del edhe më e fuqishme.
“LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar. LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik. Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Top Channel