100 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali njoftojnë se 4 pacientë janë në respirator CPAP, 66 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 8 pacientë nga COVID-19.
“8 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 100 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 66 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 168 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Top Channel