Zgjedhjet në Kosovë/ Zheji zbërthen indikacionet e vendimit të kushtetueses

22/12/2020 17:55

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ditën e sotme ishte i ftuar analisti Artur Zheji.

Zheji ka zbërthyer indikacionet e vendimit të kushtetueses në Kosovë, e cila vendosi zgjedhje brenda 40 ditëve. Ai tha se fakti që mori një vendim do të thotë se funksionon ndryshe në Tiranë që pret të ngrihet në fund të vitit.

Ai e ka krahasuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese me një ndeshje pa arbitër. Sipas tij, nëse ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të bëhet realitet, mund të kemi rrëzimin e zgjedhjeve lokale të cilat janë bërë me një kandidat të vetëm.

“Është një ogur i mbarë që tregon se Gjykata Kushtetuese funksionon. Pamë që Gjykata Kushtetuese  ka hapësirë në vendet që do të duam të fitojnë një ditë. Ne nuk e kemi këtë luks në Shqipëri. Tirana është në mungesë të plotë të Gjykatës Kushtetuese, të jesh pa të është të bësh një ndeshje qoftë boks apo futboll pa arbitër. Nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë një realitet mund të kemi në janar rrëzimin e zgjedhjeve lokale të cilat janë bërë me një kandidat të vetëm që kanë si parakusht për tu diskutuar. Mendoj se do të ishte një koncesion që ndërkombëtarët por që  dhe Rama mund të cedonte ti jepte opozitës mundësinë që të mos kishte nesër kontestime që ja në mungesë të politikës së pushteteve lokale të marra në mënyrë të paligjshme do të ishte zgjidhja e padrejtë. Nuk mendoj se një stabilizim i Kosovës të jetë i trasmetueshëm në Shqipëri. Nëse Gjykata Kushtetuese në Shqipëri do të jetë serioze mendoj se ripërcaktimi i zgjedhjeve të reja lokale do të ishin një koncesion që Rama do t’ ia jepte opozitës si koncesion. Kemi në lojë Ilir Metën Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën, mesfushor i padukshëm është Sali Berisha. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim për 30 qershorin do të thotë që nuk është”, tha Zheji.

Top Channel