Moderatorja Fjoralba Ponari, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për programin e saj më të ri, “Më thuaj një dëshirë”.
Ajo tha se ka sakrifikuar çdo gjë që ta realizonte këtë projekt dhe se me të gjitha historitë ka qarë, veçanërisht me historinë e Kevinit, e cila do jetë e para që do transmetohet në këtë program.
“ Stafi me të cilën kemi nisur punën dhe po punojmë gati prej 2 muajsh në këtë projekt janë i njëjti staf i Orës së Tiranës, e kemi ideuar së bashku puna për projektin. Ka nisur në fund të gushtit, por patëm disa probleme teknike të vogla, sepse u vendos në diskutim nëse unë do mundesha të isha fizikisht sepse “Më thuaj një Dëshirë” rezultoi shumë impenjativ dhe duke ditur angazhimin tim në “E diell”, u vu në diskutim nëse do mundesha të isha fizikisht dhe emocionalisht për këtë projekt. Por që thashë do lë nga dita ime, do sakrifikoj pak për ta realizuar këtë projekt, që mezi po pres të shfaqet në ekranet shqiptare. Çdo episod ka në fokus 3 histori shumë të forta, histori emocionuese, prekëse dhe nga ato gazmore sepse bëhet fjalë për fëmijët. Një e mirë e madhe e këtij projekti ka qenë se ne kemi pasur mundësinë të kalojmë disa etap, derisa të vinte momenti i realizimit të dëshirave. Ne kemi shkuar në shkolla të ndryshme jo vetëm në Tiranë ku u kemi shpërndarë disa yje fëmijëve dhe aty është kontakti i parë me këta fëmijë, aty biem në kontakt me dëshirat e tyre, faza e dytë është një intervistë ku njihemi me karakterin e fëmijëve, faza e tretë është momenti i realizimit të dëshirave. Izolda është një nga vajzat që ne i kemi realizuar dëshirën, e cila heq dorë nga dëshira e saj për ti realizuar dëshirën një shoku. Unë me të tëra kam qarë, është rasti i Kevinit djali që Izolda hoqi dorë nga dëshira e saj, është një histori shumë e fortë, por gjëja që më ka bërë të prekem ishte sepse ishin edhe xhirimet e para, përveç faktit se historia është e fortë dhe ka emocione, drithëruese, njerëzore, është edhe fakti që isha në fillimin e diçkaje, ku sa më shumë të gërmoje aq më i dhimbshëm bëhej realiteti i tij. Programi ka një target gjithëpërfshirës, komplet familjen, fëmijët janë instrumenti i këtij programi, por fokusi janë të rriturit. Historinë e Kevinit do ta trajtojmë që në episodin e parë. Në vitin 2019 mendoja se duke qenë se jemi të fokusuar në karrierë kisha harruar të fokusohesha në të tashmen dhe të shijomë çdo gjë që kemi me njerëzit tanë të afërm”, tha Fjoralba.
Top Channel