Turqi, 254 të vdekur dhe mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

22/12/2020 05:35

Turqia raportoi 19.103 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 3.412 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.043.704 me shifrat e fundit, treguan të dhënat. Ndërkaq, 34.419 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 1.835.705, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 18.351, me 254 viktima të reja, që është shifra më e lartë deri më tani.

Në gjithë vendin janë kryer 196.110 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 22,6 milionë. Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.192.

Top Channel