Shefi i BioNTech: Virusi mund të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme

22/12/2020 18:20

Shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin, gjatë një konference shtypi tha se bota nuk mundt’i rikthehet normalitetit aq shpejt.

“Na duhet një definicion i ri i ‘normalitetit’. Virusi do të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme. Ne duhet të mësohemi me faktin se do të ketë më shumë shpërthime.  Sidoqoftë, një normalitet i ri, do të nënkuptojë që të mos duhet të shkosh në bllokim, bizneset të mos mbyllen. Kjo mund të ndodhë deri në fund të verës”, tha Sahin.

Ai tha se vaksina nuk do ta ndryshojë jetën edhe aq shpejt.

“Ne duhet të kemi një ndikim në mënyrë që dimri i ardhshëm të jetë normaliteti i ri”, deklaroi ai.

Ndryshe, vaksina e kompanisë gjermane BioNTech, ka rezultuar në provat e fundit me një efikasitet prej 95 për qind, në rast se aplikohet me nga dy doza. Ajo tashmë është miratuar në SHBA, në Evropë edhe në disa vende të tjera të botës.

Top Channel