Sauditët kërkesë Trump-it për imunitet gjyqësor ndaj Princit të Kurorës Saudite

22/12/2020 09:35
Donald Trump

Trump në axhendën e tij ka vendosur të japë imunitetin gjyqësor për Muhamed bin Selman, i akuzuar për përpjekjen për të vrarë një ish-oficer të inteligjencës Saudite.

Sipas Washington Post, një kërkesë për imunitet gjyqësor për Princin e Kurorës Saudite Muhamed bin Selman është bërë nga Riadi. Sauditët kanë kërkuar që Trump t’i japë imunitet Princit të Kurorës Saudite në një rast se ai akuzohet për komplot për të vrarë Saad al-Jabri, një ish-oficer i inteligjencës Saudite.

Saad al-Jabri është një ish-zyrtar saudit kundër terrorizmit që aktualisht jeton në Kanada. Al-Jabri në mes të këtij viti ngriti një proces gjyqësor kundër Muhamed bin Selman në një gjykatë në Uashington për komplot për vrasjen e tij. Vrasja e Jamal Khashoggi, një gazetar kritik saudit me urdhër të Muhamed bin Selman ka njollosur imazhin e tij dhe të Riadit.

Khashoggi u vra brutalisht më 2 tetor 2018 në konsullatën Saudite në Stamboll nga agjentët e dërguar nga Riadi. Gazetari saudit ishte në listën e të kërkuarve të regjimit Saudit dhe si Saad al-Jabri, jetonte jashtë Arabisë Saudite nga frika e arrestimit.

Top Channel