“Prindërit nuk gjenin dot fëmijët”/ Çuçi: Nuk ka pasur arrestime! Po gjuajte me shashka dhe tulla sigurisht që do shoqërohesh

22/12/2020 21:44

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaroi në Open se gjatë protestave për të riun e vrarë Klodian Rasha nuk ka pasur arrestime të të miturve , por ata vetëm sa janë shoqëruar dhe janë lënë të lirë.

Ai sqaroi se të miturit janë pyetur në prani të psikologëve:

“Janë shoqëruar të mitur, jo arrestuar se është diferencë e madhe. Se po gjuajte me shashka , tullë, benzinë sigurisht do shoqërohet por jo arrestuar ,janë thirrur prindërit dhe të miturit janë pyetur në prani të psikologëve dhe janë lënë të lirë.”

Ndërsa për sa u përket reagimeve në rrjet se prindërit nuk gjenin dot fëmijët nëpër komisariate, ai tha se në se ka patur shkelje nga autoritetet, kjo gjë do hetohet.

Top Channel