OBSH: Nuk ka asnjë provë që lloji i ri i COVID-19 shkakton “sëmundje të rëndë ose vdekje”

22/12/2020 09:17

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus raportoi se nuk ka asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) shkakton “sëmundje të rëndë ose vdekje”.

Gjatë një konference për shtyp të organizuar në selinë e OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës, Gherbreyesus tha se “Ditëve të fundit ka pasur lajme në lidhje me llojet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Afrikës së Jugut. Viruset me kalimin e kohës kalojnë nëpër mutacion dhe kjo është e natyrshme dhe e pritshme”.

“Sidoqoftë, deri më tani nuk ka asnjë provë që ky virus shkakton fuqishëm sëmundje serioze ose vdekje”, tha Ghebreyesus, duke theksuar se Britania kishte raportuar që speciet transmetohen më lehtë.

Pas zbulimit të mutacionit të COVID-19, i cili thuhet se po përhapet më shpejt në Britaninë e Madhe, Kryeministri Boris Johnson dhe një grup shkencëtarësh njoftuan se ky lloj është 70 për qind më ngjitës.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë së Anglisë, Matt Hancock ka thënë se ky lloj i koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit.

Shumë vende, të tilla si Turqia, njoftuan se kanë ndaluar fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar pasi ky lloj i COVID-19 u pa gjithashtu në Danimarkë, Holandë dhe Afrikë të Jugut.

Top Channel