Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ditën e sotme.

Sipas medias kosovare, në bazë të këtyre masave nuk është hequr kategorizimi i komunave. Orari i lëvizjes së qytetarëve si dhe orari i veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë është zgjatur.

“Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”, shkruhet në vendim.

Top Channel