Kosovë/ ​Zgjedhjet e reja, AAK mbledh strukturat e partisë

22/12/2020 11:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbledhur strukturat e partisë një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpall të pavlefshme Qeverinë Hoti dhe rrjedhimisht dërgon vendin në zgjedhje të reja.

Në partinë e Ramush Haradinajt shprehën të gatshëm për organizimin e tyre, derisa theksojnë se krahas kandidaturës së Haradinajt për president, i njëjti do t’i prijë edhe garës për kryeministër.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, njëherësh kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha për KosovaPress se në takimin e sotëm nuk do të diskutohet për listat e deputetëve, por do të jetë vetëm një takim informues.

“Nuk kemi biseduar deri tash, por do të shikojmë është takim i rregullt pune… si çdo parti tjetër jemi edhe ne të gatshëm për të shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Krahas kësaj, ai thekson se lideri i partisë, Ramush Haradinaj do të jetë ose kryeministër ose president.

“Kuptohet njëra do të bëhet, tash cila do të zgjedhim njërën prej këtyre dyjave, tha ai. /Kosova Press/

Top Channel