Kina përgatitet për një vaksinim masiv të popullsisë

22/12/2020 11:17
Vaksina Anti-Covid në Kinë

Vaksinimi nëpër botë po fillon në shkallë të gjerë për koronavirusin, zyrtarët kinezë të shëndetësisë thanë se po punohet për vaksinën anticovid ku do vaksinohet popullsia sa më shpejt të jetë e mundur.

Për shkak se kompanitë farmaceutike kineze ende nuk kanë publikuar të dhënat e tyre mbi rezultatet klinike në fazën e vonë, ka shqetësime mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave.

Në një konferencë shtypi, Zheng Zhngwei, zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë që kryeson ekipin e prodhimit të vaksinave kineze për COVID-19, u pyet nëse vaksinat kineze janë efektive, meqenëse nuk kanë dalë të dhënat zyrtare, dhe ai u shpreh:

“Mbi një milion doza janë përdorur për grupet me rrezik të lartë dhe asnjë efekt serioz nuk është raportuar deri tani. Ndër personat e vaksinuar, mbi 60 mijë kanë udhëtuar në rajonet me rrezik të lartë jashtë vendit, dhe asnjë infektim serioz nuk është raportuar.”

Pekini ka miratuar përdorimin urgjent të tre vaksinave kandidate për grupet me rrezik të lartë që nga muaji Korrik.

Në muajin Prill, Kina e frenoi shpërthimin e koronavirusit, ku numri i rasteve të reja ditore deri në fund të muajit Mars ishte rreth 20, nga dhjetëra në ditë në kulmin e epidemisë. Vënia nën kontroll e virusit në Kinë është një lajm i mirë, por nga ana tjetër, e ka bërë më të vështirë për prodhuesit e barnave dhe vaksinave që të vazhdojnë provat klinike, sepse tani ka shumë pak të sëmurë nga COVID-19 në Kinë.

Kompanitë kineze “Sinopharm” dhe “Sinovac” kanë bërë prova klinike në Brazil, Turqi, Indonezi dhe disa vende të tjera në Azi, Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave zyrtare, 75.000 pjesëmarrës janë vaksinuar dhe nuk janë raportuar efekte anësore të rënda.

Top Channel