Dhunë ndaj 4 aktivistëve të Aleancës për Teatrin? Çuçi: Kam kërkuar procedim disiplinor për efektivët e përfshirë

22/12/2020 21:34

Ministri Bledi Çuçi tha në Open se ka kërkuar procedim disiplinor për punonjësit e policisë të përfshirë në shoqërimin e 4 aktivistëve të Aleancës për teatrin.

“Për 4 aktivistët që është pretenduar që ka patur shkelje po ju them se po hetohet dhe kjo gjë. SHÇBA ka gjetur shkelje nga punonjësit e policisë dhe i kam kërkuar fillimin e procedimit disiplinor për këta që kanë bërë shkelje.”, bëri me dijeni ministri.

Ministri tha se qytetari është i paprekshëm dhe po ashtu dhe polici, dhe se ai është në mes që të rregullojë pikërisht këtë gjë.

Top Channel