Covid-19, Spanja shënon sërish rritje të rasteve të reja

22/12/2020 12:20

Spanja ka regjistruar edhe 22.013 raste të tjera të koronavirusit (COVID-19), midis të premtes dhe të hënës, pra më shumë se fundjava e shkuar.

“Shkalla e infeksionit po vazhdon të rritet, diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve ne”, tha sekretarja spanjolle e Shëndetit, Silvia Calzon, në një konferencë shtypi.

Numri i infeksioneve të zbuluara këtë fundjavë shkon deri në 704 persona më shumë, krahasuar me një javë më parë. Derisa është akoma më i lartë, sugjeron që shkalla e përshpejtimit është ngadalësuar krahasuar me javën e kaluar, kur rritja ishte 3.628 nga fundjava më parë.

Teksa disa rajone vazhdojnë të regjistrojnë rënien e infeksioneve të reja, vendet si Katalonia, Ishujt Balearik, Extremadura dhe Madrid regjistruan rritje të dukshme gjatë fundjavës.

Në nivelin kombëtar, Spanja raportoi 334 vdekje tjera, shifra më e ulët e fundjavës në dy muaj. Përballë variantit të ri shqetësues të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, Spanja nga e hëna ka ndaluar hyrjen e njerëzve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët nuk janë rezidentë legalë në Spanjë ose qytetarë spanjollë.

Top Channel