Bota në alarm nga lloji i ri i COVID, në këtë shtet të rinjtë “vrasin” virusin, mijëra persona në plazh (FOTOT)

22/12/2020 13:27

Përhapje me ritme të frikshme të koronavirusit nuk i ka ndaluar mijëra brazilianë që t’u drejtohen plazheve këtë fundjavë, ndërsa tashmë aty ka nisur zyrtarisht edhe sezoni veror.

Pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, vizitorët dhe vendasit u dynden në plazhet e famshme të Rio de Janeiro.

Kujtojmë se, Brazili është vendi i tretë më i goditur në botë më 187 mijë viktima dhe me mbi 7.2 milion të infektuar.

Ndërkohë Europa është në alarm, pas shfaqjes së një varianti të ri të COVID, që thuhet se është shumë më infektues.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel