Artur Zheji në Top Talk: Zgjedhjet e ardhshme janë beteja e fytyrave të Ramës dhe Bashës

22/12/2020 17:35
Analisti Artur Zheji

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Artur Zheji ditën e sotme.

Zheji krahas komentimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë që vendosi zgjedhje brenda 40 ditëve, ka komentuar edhe mbi zgjedhjet që do të ndodhin në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme në vend janë beteja e fytyrave të Ramës dhe Bashës, të cilat ndajnë votën në Shqipëri.

“Pjesa më e madhe e  personave që kanë konsumuar politikë janë vetë-larguar sepse kanë tundimin të bëjnë një parti të tyren ose të mos pranojnë. Me fytyrën e tij e krijon besimin Basha. Fytyrat e Ramës dhe Bashës ndajnë votën në Shqipëri”, tha Zheji.

Ai theksoi se nuk ka rëndësi ekipi i partive politike në vend, sepse votuesit shikojnë vetëm liderin. Zheji e konsideron Bashën një lider politik shumë më të legjitimuar për të fituar zgjedhjet e 2021-shit.

“Opozita po e vonon ekipin sepse nuk ka rëndësi ekipi. Mendoj se karizma për fat të keq qoftë majtas qoftë djathtas është determinante për votuesit, nuk voton ekipin akoma nuk voton ekipin por Ramën, Metën apo Bashën. Të tentosh nuk të bën dëm, nuk ka kryeministër  që thotë unë po e lë lojën e po jua jap juve. Nëse sondazhet janë seriozë është më se e logjikshme që tenton të fitojë. Problemi është a duhet apo s’duhet të fitojë Rama. Për mua Lulzim Basha është një lider politik shumë më i legjitimuar për të fituar zgjedhjet. Lulzim Basha dhe koalicioni i plotëson atributet por gurët janë të tilla që mundësitë janë 50 50”, theksoi analisti.

Top Channel