Në historinë e njerëzimit, gjuhët, kulturat, traditat përzihen, mbivendosen. Të mundohesh sot të tregosh udhërrëfimin e artit në Shqipëri, është një detyrë sa e vështirë aq dhe magjepsëse, por, ndoshta, është mënyra më e mirë për të zbuluar rrënjët e kulturës së vendit tonë.
Është detyra jonë, para së gjithash, të marrim në konsideratë çdo vepër që mbart ky truall, pavarësisht nga epoka e krijimit të saj, pasi në to mund të gjejmë vlera, ku ne, më mirë se askush tjetër, mund të identifikohemi.
Nga periudhat më të hershme deri në kohët që jetojmë, një faktor vendimtar bën të mundur krijimin e një vepre arti: faktori vetëdijshmëri. një qenie njerëzore, në kohët e hershme si dhe sot, krijon e vetëdijshme, ndryshe nga çdo frymor tjetër mbi tokë. Falë kësaj bindjeje, sot ende mund të kundrojmë të magjepsur fillesat e shprehjes artistike, në disa figura kafshësh a njerëzish në muret e një shpelle. Vetëdijshmëria bashkon atë qenie njerëzore me artistin sot. Ata të dy lënë një shenjë, një shenjë të qartë të kalimit të tyre në faqen e dheut, duke i dhënë formë identitetit të tyre individual, apo kulturor. …
Ky studim botohet si literaturë e nevojshme për lëndën e Historisë së Artit Shqiptar, pjesë e kurrikulës mësimore në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve, Tiranë. Ai është rezultat i vazhdimit të traditës kur Instituti i Lartë Arteve në vitin 1990 botonte përmbledhjen më të mirë studimore të kohës me autorë Aleksandër Meksi, emin Riza, Dhorka Dhamo, Andromaqi Gjergji e Andon Kuqali, me titullin Historia e Artit Shqiptar 1 (Tiranë, Sh. B. L. U.). Deri vonë ky botim mbeti përqasja më serioze mbi fenomenin nga prehistoria deri në shek. XIX dhe bazë e këtij botimi të fundit, patjetër përditësuar me kërkimet më të fundit shkencore. Studimi është ndarë në katër pjesë, Arti Prehistorik, Antikiteti, Arti Mesjetar Bizantin dhe ai Pasbizantin.
Top Channel