Varhelyi: Kam besim tek Calavera dhe Soreca, Reforma në Drejtësi dhe Vettingu s’mund të ‘dalin nga shinat’

21/12/2020 19:43

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka dalë në mbrojtje shefes së ONM dhe ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca kuzat ndaj Calaveras ku thotë se akuzat ndaj tyre janë të pabaza dhe ai i shpreh publikisht besimin e plotë për ta.

Më tej Varhelyi garanton se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu s’mund të ndalohen apo ngadalësohen pavarësisht presionit.

Statusi 

Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorit tëBallkanit Perëndimor, Calavera dhe ambasadorit Soreca.

Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të dalin nga shinat ose ngadalësohen, pavarësisht presionit.

Ky reagim vjen pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për shefen e OMN, Genoveva Calavera, se “ka telefonuar Komisionin e Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor”,

Top Channel