Jemi në prag festash dhe fluturimet për dhe nga aeroporti “Nënë Tereza” vazhdojnë.

Vetëm ditën e sotme do të kryhen 20 fluturime.

Ndërsa po mendonim, se bota po kapërcente vështirësitë e pandemisë, pak ditë më parë ministri britanik i shëndetësisë, njoftoi se Covid-19-ta, ka pësuar mutacion.

Të ndodhur nën alarmin e ri, Holanda e para, më pas Gjermani, Franca, Irlanda, Bullgaria, Çekia dhe së fundi Maqedonia e Veriut, kanë ndaluar fluturimet për në Britaninë e Madhe.

Sipas grafikut në hyrje të aeroportit, njoftohet se vetëm sot ka dy fluturime në aeroportit Londër Luton.

“Motra ime e kishte për të ardhur tani, por është anuluar.

Jam për Itali. Sa të shkoj i nënshtrohem karantinës 2 javore.

U vështirë shumë ky vit, për botën dhe ne shqiptarët veçanërisht”.

Top Channel