Rusia shënon rekord infektimesh me covid, humbin jetë 493 persona

21/12/2020 10:54

Në Rusi vijojnë rritja e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve për shkak të covid-19.

Sipas mediave të huaja Rusia ka regjistruar një shifër rekord rastesh të reja, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 29.350 të infektuar të rinj, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit kanë gjetur vdekjen 493 persona që ishin infektuar me covid-19.

Zonat me numrin më të lartë të rasteve të reja është Moska, me 7,797 infeksione në një ditë, Shën Petersburg me 3,752 dhe rajoni i Moskës me 1,523.

Sipas studiuesve të Institutit Gamaleya, që ka punuar për vaksinën ruse, ”Sputnik V”, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.

Top Channel