Papa Françesku: Konsumizmi po merr peng Krishtlindjet, të mos ankohemi për kufizimet, të ndihmojmë të tjerët

21/12/2020 16:37

“Konsumizmi ka sekuestruar Krishtlindjet” tha sot kryeprifti katolik gjatë lutjeve tradicionale te Angelus, duke ftuar kristianët të rigjejnë sensin e vërtetë të sezonit festiv. Duke iu drejtuar qeverive të botës, ai tha: “Katërqindmijë detarë janë të bllokuar në det prej pandemisë, rikthejini në shtëpi.

Papa Françesku këshilloi besimtarët të mos ankohen për kufizimet e Krishtlindjeve kundër pandemisë Covid-19, duke thënë se me këtë ne mbrojmë njëri-tjetrin.

“Në këtë kohë të vështirë, përkundër ankimeve ndaj atyre gjërave që pandemia na ndalon të bëjmë, le të bëjmë diçka për ata që kanë më pak; Jo dhuratën e radhës për veten apo për miqtë tanë, por për dikë në nevojë, për të cilin nuk mendon askush”, tha Papa gjatë recitimit të vargjeve të shenjta të Angelus.

“Të shikojmë mbi të gjitha vendasit, vëllezërit tanë që vuajnë janë vetë Jezusi, Ringjallësin do ta gjejmë te vëllezërit që janë në nevojë”.

Ftesa e sotme vjen disa ditë pasi kryeprifti kërkoi që gjatë periudhës së kufizimeve, njerëzit të përfitojnë për të “spastruar mënyrën e jeteses gjatë Krishtlindjeve”, duke hequr dorë nga konsumerizmi: “Kështu do të bëhemi më besimtarë e më të vërtetë”, shtoi Papa.

Ai përsëriti lutjet ndaj besimtarëve gjatë recitimit të Angelus: “Sepse Jezusi lindi te ne, të përgatisim zemrën për lutje, të mos lejojmë të komandohemi nga konsumerizmi, nga mania për të bërë gjëra, gjëra, gjëra. Konsumerizmi po na i sekuestron Krishtlindjet”, tha Papa Francesku në lutjen e Angelus.

Papa i kërkoi qeverive të botës të kujdesen për situatën e rëndë të krijuar nga pandemia për punonjësit detarë, të cilët nuk po arrijnë të kthehen në shtëpi.

“Rreth 400 mijë punonjës detarë në të gjithë botën janë të bllokuar në det dhe nuk kthehen dot në shtëpi për Krishtlindje, megjithse kontratat e punës së tyre kanë përfunduar. I kërkoj Virgjëreshës Mari të ngushëllojë këta persona dhe të tjerë në vështirësi. I kërkoj qeverive të shtete të bëjnë ç’është e mundur që këta persona të kthehen te të dashurit e tyre”.

Top Channel