Njoftimi/ Ja zonat në Tiranë që nesër nga ora 09:00 deri më 15:00 do jenë pa drita

21/12/2020 22:51

OSHEE njofton se nesër disa zona nuk do të kenë energji elektrike.

Për shkak të remontit që do të kryhet në një nga kabinat që furnizohen me energji nga fideri i NST Traktora, nesër datë 22 dhjetor gjatë segmentit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Rruga “Gramoz Pashko”, rruga “Pleurat Xhuvani”, rruga “Nikolle Filja”.

Top Channel