Kosovë/ Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zonat Ekonomike dhe strategjinë Kundër Korrupsion

21/12/2020 09:49

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në Kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu në mbledhjen e sotme është votuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Ekonomike.

Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se arsyeje e amendamentit të këtij ligji është në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë së Kosovës.

“Nevojat për plotësim-ndryshimin e këtij ligji vjen nga bashkëpunimi me nivelon lokal, bizneset private. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm të punës”, tha ai.

Qeveria ka miratuar edhe draft Strategjinë Kundër Korrupsion dhe Plani i Veprimit 2021-2023, draft strategji të cilën ka arsyetuar zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

“Kjo strategji do të plotësohet me dokumente tjera strategjike, me strategjinë e sigurisë së Kosovës”, tha Tahiri.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Propozim-vendimin për aprovimin e zëvendësimit të ndarjeve buxhetore në mes burimeve të financimit dhe bartja e shpenzimeve, për projektin “Projekti Emergjent COVID-19 për Kosovën, me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura në emër te kredisë për masat fiskale, Propozim vendimin për aprovimin e zëvendësimit të ndarjeve buxhetore në mes të financimit dhe bartja e shpenzimeve, për projektin Instrumenti për Financim të Sektorit Publik për reagim Emergjent ndaj Covid-19”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA