Fjalimin e Krishtlindjes, mbretëresha “e mban” në Amazon

21/12/2020 12:14

Mbretëresha Elisabetë do të kalojë Vitin e Ri më të vetmuar që ka pasur ndonjëherë; monarkja do të jetë bashkë me princin Filip në Windor, por pandemia nuk e lejon të rrethohet si herë të tjera nga nipër e mbesa.

Ky fundvit do të jetë ndryshe për të gjithë, edhe për vetë traditën e hershme të fjalimit që mbretëresha mban për Krishtlindje. Këtë radhë, ai nuk do të transmetohet vetëm në televizion e radio, por për të parën herë do të mund të dëgjohet edhe në Amazon. Mjafton të sinkronizohesh me kanalin Amazon Echo dhe të thuash: Aleksa transmeto fjalimin e Krishtlindjeve të Mbretëreshës, dhe kaq mjafton për ta dëgjuar aty për aty, shkruan The Guardian.

“Pas një viti mjaft të vështirë, miliona njerëz në të gjithë Commonwealthin do ta ndjekin me padurim mesazhin e Mbretëreshës, ditën e Krishtlindjeve,” shpjegon Eric King, drejtori për aplikacionin Alexa për Evropën

“Duke përdorur këtë risi, e para në llojin e saj, shpresojmë që shumë njerëz të jenë në gjendje të vlerësojnë mesazhin e Mbretëreshës”, shtoi ai.

Nga ana e saj sovrania 93-vjeçare gjithmonë ka qenë e hapur kundrejt teknologjisë dhe inovacionit. Aq sa ka merituar dhe një titull, me të cilin e thërrasin shpesh në pallat. “The Techie Queen”. Elisabeta II ka qenë e para monarke, e cila në vitin 1976 nisi një email.  Në 2012-ën sërish e para, e cila regjistroi një mesazh në 3D. Në 2014-ën hapi llogarinë e saj në Twitter dhe mars të vitit 2019, në moshën 92 vjeçare për herë të parë postoi në Instagram.

Top Channel