Deklarata e fortë e Osmanit për traun, Çupi i ashpër: Edhe sikur të bëhet mbretëreshë se heq dot

21/12/2020 22:16
Analisti Frrok Çupi

Vizita e Presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë nxiti debate për shkak të deklaratave të forta të saj.

Analisti Frrok Çupi solli  në vëmendje fjalët e Vjosa Osmanit, ku tha se nuk nevojitet tra mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai foli me gjuhë të ashpër duke thënë se edhe nëse osmani do të bëhej mbretëreshë nuk mund ta heqë dot atë tra.

“Minishengen është një marrëveshje paneuropiane, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe jo në parlamentin e Shqipërisë dhe erdhi Osmani për ta rrahur. Çështja e traut nuk është vënë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Trau është vendosur brenda Shqipërisë. Osmani edhe po të bëhet mbretëreshë nuk e heq dot atë traun, s’ka nge njeri të merret me teoritë konspirative të Osmanit. Pa atë tra do të kishte rënë tuneli i Kalimashit, s’do të ishte Rruga e Kombit do t’i vinte radha që shqiptarët do të paguanin 10 fishin e 30 viteve. Janë disa të vërteta dhe disa të pavërteta”, tha Osmani.

Top Channel