Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë
Psikologja Lenida Halilaj tha në emisionin “Shqipëria live” se djali nuk duhet të marrë ndihmë psikologjike i vetëm por bashkë me familjen e tij.
Djali vrau aksidentalisht me armë, dje, të atin që punonte si efektiv i forcave “Shqiponja”.
Sipas psikologes, është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave terapeutike. -“Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri”
Po ashtu u diskutua se largimi i familjes jashtë shtetit do të ishte një zgjidhje e mirë për të ardhmen e djalit.
Dje, reth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, u plagos punonjesi i policisë së FNSh-së, shtetasi R. B, dhe më vonë ndërroi jetë.
Top Channel