“30% ka përfunduar”, Veliaj tregon planet e punimeve në Kopshtin Zoologjik

21/12/2020 17:55

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak tha se po bëhet një investim i madh në kopshtin zoologjik.

Sipas tij 30% e punimeve janë bërë, ndërsa po punohet me pjesën tjetër të mbetur. Kryebashkiaku theksoi se në disa raste orët mësimore që kanë të bëjnë me natyrën do të zhvillohen në ambientet që do të krijohen.

“Do të krijohen ambiente të përshtatshme për të pasur klasa që mund të bëhen në natyrë, klasa biologjie. Viti tjetër të jetë viti i hapjes së kopshtit zoologjik. Botaniku do të bashkohet me zoologjikun”, tha Veliaj.

Në lidhje me konviktet Veliaj tha se do të ndërtohen tre konviktet e para tek zona e Farmacisë 10, ku Rruga e Dibrës takohet me Unazën. Gjithashtu sipas tij do të ndërtohen konviktet e tjera, me staf mbështetës për studentët e mjekësisë.

Veliaj përmendi konceptin e Tiranës policentirke, ku zynimi ësytë të ndërtohen njëherë kanalizimet dhe shërbimet e tjera dhe më pas shtëpitë.

“Do të krijohet koncepti i Tiranës policentrike. Duhet të ketë dhe infrastrukturë dhe më pas shtëpi, të mos kemi historitë që trashëguam nga Astiri, Kashari apo Zona e Liqenit të Thatë një situatë e  pa jetueshme. Kemi ende shumë punë për të bërë. 5 Maji dhe Kombinati do të jenë pjesë të këtij buxheti. Banka Europiane e Investimeve dha një kontribut prej 80 milionë euro për rrjetin e ujësjellësit dhe 40 milionë për Kosovën“, tha Veliaj.

Top Channel