​Plagoset një grua në Podujevë, policia jep detajet e para

21/12/2020 11:05

Një grua 58 vjeçe është plagosur mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë. Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Nga dyshimet e para thuhet se ajo është plagosur aksidentalisht në shtëpinë e saj.

E policia ka sekuestruar dy armë zjarri.

Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar, njëri 62 vjeç dhe tjetri 23 vjeç.

“ Mbrëmë në ora 23:50 është pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur; • Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri; ◘ Një Revole e tipit GLOCK, ◘ Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe, ◘ Trembëdhjetë copë fishek. Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar; N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA