Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë sot se bashkatdhetarët janë të mirëseardhur, porse ka shtuar se për shkak të numrit të madh do të kujdesen që situata të jetë nën kontroll.
Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot, tha se Kosova është në mesin e vendeve që më së miri e kanë menaxhuar situatën me pandeminë, teksa shtoi se do të ruajnë menaxhimin e mirë të pandemisë, siç kanë bërë deri më tash.
E se Kosova është në mesin e vendeve që më së miri e kanë menaxhuar situatën me pandeminë, Hoti thotë të ketë vlerësuar edhe universiteti “John Hopkins”.
Sipas tij, masat që janë marrë më 11 nëntor kanë dhënë rezultatin e tyre pasi numri i të infektuarve ka rënë.
“Masat që kemi marrë më 11 nëntor kanë dhënë rezultat, numri ka rënë në 200 – 300 i të infektuarve brenda 24 orëve, prej 700 – 800 sa kanë qenë. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe John Hopkins, ne jemi në mesin e tri-katër vendeve që më së miri e ka menaxhu pandeminë. Pra, duhet të sigurohemi që tash kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa, përfshirë edhe bashkatdhetarët, t’iu krijojmë kushtet që të kryejnë aktivitete, të kënaqen me familjet e tyre në kohë feste, por në të njëjtën kohë t’i marrim masat për t’i mbrojtur qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët tanë nga përhapja e virusit”, u shpreh ai.
Hoti theksoi se krahas masave për mbrojtje nga Covid, janë të angazhuar që të krijojnë kushtet e nevojshme për funksionim të bizneseve dhe për lëvizjen e qytetarëve./KosovaPres/
Top Channel