121 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator (CPAP) dhe 81 janë në oksigjenoterapi. Kurse 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“121 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në respirator(CPAP), 81 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta, 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë fundjavës, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 547 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta, 71 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
Top Channel