Kosovë/ ​8 të vdekur dhe 223 raste të reja me Covid-19

20/12/2020 15:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1001 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 223 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 48.905 raste nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 72 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 23 raste, Fushë Kosovë 20 raste, Gjilan 13 raste, Obiliq 12 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Kamenicë 5 raste, Pejë 5 raste, Gjakovë 3 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Ferizaj, Istog, Klinë, Viti dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftim.

Top Channel