Në Ksamil Limoz Dizdari ndau me miq dhe dashamirës të artit gjatë një eventi simbolik që përkujtonte 250 vjetorin e lindjes së Beethovenit, shqetësimin e një tjetër kërcënimi me shkrim nga persona ende të paidentifikuar.

Ky është kërcënimi i dytë që prej 2018 dhe kompozitori Dizdari kërkon gjetjen e autorëve dhe funksionimin e shtetit ligjor. 

Kompozitori Limos Dizdari dhe e shoqja Adriana prej 20 vitesh menaxhojnë qendrën kulturore “Dea” në Ksamil  e vetmja mes 53 objekteve kulturore të ish Ndërmarrjeve Bujqësore që ruajti identitetin dhe funksionin por që ende nuk ka zgjidhur problemin e pronësisë. Objekti me sipërfaqe 1170m pronë e Konfederatës së Sindikatave me ligj që prej vitit 1998 duhej të kalonte nën administrimin e bashkisë Ksamil e cila nuk bëri asnjë përpjekje për ta hipotekuar kështu që objekti de facto mbeti pronë e Konfederatës. Limoz Dizdari nënshkroi një kontratë shfrytëzimi për qendrën deri në fund të 2020 dhe pas kësaj do të duhet të nisë përfundimisht procesi i privatizimit për këtë pronë. 70% e objekteve ishin të rrënuara 20 vjet më parë dhe për të krijuar qendrën “Dea” çifti Dizdari ka investuar gjithë kursimet e tyre.  

Me ëndrrën për të krijuar një qendër arti multifunksionale që do ti shërbente komunitetit dhe kënaqësisë së tyre shpirtërore muzikantët mbërritëm në Ksamil vite më parë vetëm me një piano. Ata ja dolën të krijojnë një qendër me kalendar të ngjeshur vjetor eventesh ndërsa sot kërkojnë vetëm një mundësi për të punuar e shërbyer të qetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA